Ambjentet

Një ndërtesë moderne me arkitekturë bashkëkohore, me teknologji dhe efiçencë të lartë energjetike (termoizolim i ndërtesës – sisteme pasive diellore të ngrohjes dhe ftohjes – sisteme ndriçimi natyral – sisteme ventilimi, ftohjeje dhe kondicionimi).

 

Pajisjet

Një ndërtesë 1.200 m2 me abjente të brendshme komode dhe me estetikë të lartë, si dhe mjedise parkimi komode. Qendra ka një kapacitet prej 30 shtratesh – stacionesh dialize dhe mund t’u shërbejë 160 – 180 pacientëve. Është e pajisur me makineri të kompanisë gjermane B/BRAUN DIALOG + / ON LINE. Makineritë ndodhen në 2 kate prej 300 m2 (sallat e dializës) dhe secili stacion është i pajisur me televizorin e tij 32-inç të standardeve hotelerike, kufje personale të cilësisë së lartë me kontroll volumi, internet me shpejtësi të lartë, si dhe televizion kabllor (COSMOTE TV dhe NOVA TV).

 

Shërbime

  • Staf mjekësor dhe infermieror me kualifikim të lartë.
  • Monitorim ditor nga nefrologët.
  • Monitorim ditor nga kardiologu.
  • Monitorim nga psikologu që bashkëpunon me qendrën.
  • Zgjdhje e shpejtë e problemeve të aksesit vaskular, me ndihmën e kirurgëve vaskularë që bashkëpunojnë me qendrën.
  • Pavijon për trajtim special të pacientëve me Hepatit B.
  • Pavijon special trajtimi, rekuperimi dhe pritjeje për rastet urgjente, i kompletuar me pajisje.
  • Ambulancë për transport urgjent.
  • Materiale dhe filtra polisulfoni të kompanisë gjermane B/BRAUN dhe ASAHI të Japonisë.

Alpha Dialysis CenterAdresa: Leoforos Iasonidi 102, GR-60134, Katerini • Tel. +302351022300 / +302351046813 • Faks +302351030050 • Email: info@alphanefros-katerini.gr